Coronavirusi dhe futbolli, Reina: Anglia nuk mund të shtiret sikur s’ka ndodhur gjë

Nënvlerësimi I emergjencës Coronavirus në Angli është një temë që po diskutohet në botën e sportit. Janë të shumtë ata që kanë evidentuar këtë duke nisur nga Carlo Ancelotti dhe I fundit që I bashkohet këtij kori është Pepe Reina. Portieri aktual I Aston Villës, në një intervistë për ‘Marca’ ka kritikuar sjelljen e autoriteteve angleze dhe jo vetëm për vendimin e vonë për të ndërprerë kampionatin deri në prill

‘Të vazhdonim të luanim ishte një cmenduri-tha Reina-Duhet që të gjithë të marrin seriozisht situatën, vendet e tjera më të prekur morën masa radikale dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Anglia nuk mund të mbyllë sytë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë’.

Por Reina nuk e la me kaq kritikën e tij ndaj autoriteteve në Britani

‘Këtu në Angli,kanë rekomanduar që të jemi të kujdesshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi-vijoi Reina-unë nuk e kam problem që të rri e të stërvitem në shtëpi, sepse pushojmë vetëm në fund të javës, por nga e hëna  do të stërvitemi. Vetëm skuadrave që kanë pasur raste me coronavirus iu është urdhëruar izolim, kure ne do të vazhdojmë që të stërvitemi normalisht që nga kjo e hënë. Shëndeti vjen para gjithckaje edhe është shumë I rëndësishëm për cdo disiplinë sportive. Janë disa prioritete në jetë që duhet të jenë të qarta dhe futbolli është vetëm argëtim për njerëzit. Kampionatet duhet të nisin kur gjithcka të ketë mbarues dhe gjëja më logjikë është të që shtyhet Evropiani për vitin e ardhshëm’.

Sfidanti.al