Në Sao Paulo, shtetin brazilian të goditur më rëndë nga Coronavirusi, 2 klube kanë regjistruar të paktën 38 persona të infektuar brenda tyre. Te Corinthians që është skuadra e dytë në Brazil me numrin më të lartë të tifozëve; janë 21 futbollistë e të paktën 13 anëtarë të stafit teknik me Covid-19. Por këtë të hënë skuadra ishte parashikuar të riniste gjithsesi stërvitjen me mungesën e 8 futbollistëve që po mbahen nën vëzhgim.
Ndërkaq edhe te Palmeiras ka bërë të ditur se 4 futbollistë kanë rezultuar pozitivë ashtu sikurse edhe një anëtar I stafit teknik. Guvernatori i Sao Paulos, Joao Doria e autorizoi rinisjen e stërvitjeve të skuadrave paralelisht me heqjen e pjesshme të masave të kufizimit në disa qytete, por paralajmëroi se nëse do të ketë një rritje tjetër të madhe të rasteve, rregullat për izolimin social do të përforcohet.
Sfidanti.al