Pas rastit pozitiv me coronavirus të Dimitrov dhe anulimit të menjëhershëm të Adria Tour, edhe Borna Coric rezultoi i prekur nga Covid-19 dhe bashkë me të edhe trajneri i Dimitrov e përgjegjësi atletik i Novak Djokovic. Kjo bëri që të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, përfshi edhe vetë numrin 1 të renditjes botërore, ndërkohë që polemika të forta rrethuan vetë këtë eveniment që u organizua nga Djokovic, pasi u zhvillua pa asnjë lloj kufizimi, në praninë e publikut dhe pa u vënë re asnjë lloj norme për distancimin fizik.
Në ditët e kaluara në internet qarkulluan foto dhe video të tenistëve mes të cilëve Djokovic, Thiem, Zverev etj teksa festonin të shfrenuar në diskotekë. Përsa i përket testeve, Djokovic i kreu ato me t’u kthyer në Beograd nga Kroacia bashkë me të gjithë familjen dhe anëtarët e stafit të tij, ndërkohë që lajme të mira vijnë nga pjesëmarrësit e tjerë; Marin Cilic, Alexander Zverev dhe Andrey Rublev që rezultuan negativë në testet e tyre për Covid-19. Por këta të fundit gjithsesi do të kalojnë një periudhë në vetëkarantimin dhe do të kryejnë teste të tjera në ditët e ardhshme.
Sfidanti.al