“Çmenduria” arabe vazhdon, kësaj radhe në Serie A

“Çmenduria” arabe duket se nuk ka të ndalur në këtë merkato vere, që sa vjen bëhet akoma dhe më e nxehtë e tashmë objektivi i radhës është “bomberi” i Lacio, Çiro Imobile.

Për kapitenin lacial interesohet një klub arab, emri i të cilët ende nuk është bërë i ditur, por që i ka ofruar italian, një kontratës 2-vjeçare, nga e cila 33-vjeçari mund të përfitojë plot 70 milionë euro.

“Veterani” i sulmit italian është një “bomber” i vërtetë në majën e repartit ofensiv, teksa në 297 përballjet e regjistruara me “shqiponjat” e Lacio ka arritur të shënojë 196 gola dhe të asistojë plot 53 të tjerë.

sfidanti.al