E mbyllën sezonin e shkuar duke i shpëtuar rënies, por këtë vit duan të bëjnë më mirë. Bëhet fjalë për skuadrën e Leçes, e cila duket se i ka marrë shumë seriozisht përgatitjes për sezonin e ardhshëm.
Pas nënshkrimit me teknikun Roberto D’Aversa, tashmë “verdhkuqtë” dëshirojnë transferimin e dyshes së “legjionarëve” shqiptarë Thomas Strakosha e Ylber Ramadani.
Strakosha është gati për një rikthim në Itali, pas “aventurës” që u mbyll në mënyrë katastrofike te Lazio, ndërsa në krahun tjetër, Ramadani shihet si zëvendësuesi perfekt i 24-vjeçarit danez.
sfidanti.al