Një tjetër “yll” për “galaktikët”, Reali prezanton Arda Guler

Në Turqi e konsiderojnë “diamant” e disa të tjerë si “Mesi turk”. “Fantazisti” 18-vjeçar i Fenerbahçe, Arda Guler ka bërë ditën e sotme hapin më të madh të karrierës së tij, teksa është prezantuar si lojtari më i ri i “galaktikëve” të Real Madrid.

Për kartonin e tij, “madrilenët” paguan plot 20 milionë euro, 2.5 më shumë se klauzola e vendosur nga klubi turk, ndërsa përsa i përket kontratës, Guler do të qëndrojë në “Bernabeu” për 6 sezonet e ardhshme.

sfidanti.al