Përfaqësuesja e Egjiptit fitoi 2-1 kundër asaj të Kongos, duke u kualifikuar për në Botëror, mbas një pauze prej 28 vitesh. Në një dramë të vërtetë, falë një goli të shënuar në min. e 95-të, pak sekonda para fërshëllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes, futbollisti i Liverpulit, Mohamed Salah, shënoi nga “pika e bardhë”, duke ngritur në këmbë të entuzuazmuar deri në kulm jo vetëm tifozët në stadiumin e Kajros, por në të gjithë Egjiptin. Ishte po Salahu që kaloi në avantazh ekipin egjiptian në. min. e 66-të, ndërsa barazoi Kongoja në min. e 88-të, duke shokuar të gjithë të pranishmit në stadium. Po luhej shtesa e ndeshjes, kur gjyqtari i dha penallti Egjiptit, të cilën e realizoi futbollisti i mësipërm i Liverpulit, duke shërbyer si shkas për çmendurinë e përgjithshme në Egjipit që, kështu, fitoi 2-1.
Mohamed Salahu, me dy golat që shënoi që i dhanë fitoren aq të dëshiruar Egjiptit, ishte heroi i vërtetë i ndeshjes, por, megjithatë, në fokus u gjend edhe portieri egjiptian që, momentalisht, është 44 vjeç, kurse në turneun final të Kupës së Botës të Rusisë do të jetë 45 vjeç. Esam El Hadari është lindur më 15 janar 1973 dhe, duke pasur parasysh se ai është kapiten i ekipit, nuk ka asnjë dilemë se ai do të jetë pjesë përbërëse e përfaqësueses së Egjiptit në Rusi që, për herë të tretë, do të marrë pjesë në konkurrimin më të rëndësishëm në botë. Kështu që, kur të marrë pjesë në Kupën e ardhshme të Botës, ai do të jetë, pa asnjë dyshim, lojtari më në moshë që merr pjesë në një Botëror, duke kaluar, kështu, Mondragonin (43 vjeç) dhe kamerunasin Rozher Milla qe mori pjesë në Botërorin e SHBA-së, kur ishte 42 vjeç.
Sfidanti.al