Cili është lojtari që i mungon Ksavit tek Barcelona?!

Nuk dihet saktësisht se për kë e ka fjalën trajneri i katalanasve, ndonëse mediat theksojnë se problemi kryesor mund të jetë një mesfushor. Për mbrojtjen, erdhën Kristensen, Alonso e Kunde ndërsa në janar mbërriti Erik Garsia. Ksavi Hernandez siguroi se edhe ata që janë në stol si Pike apo Zhordi Alba do të kenë minuta gjatë sezonit. Në sulm janë Levandovski, Rafinja, Dembele, Ansu Fati, Memfis Depai. Nuk mund të ketë më mirë dhe më shumë. Në mesfushë nuk është se katalanasit janë keq me Pedrin, Gavin, De Jongun, Kesien, Busketsin, madje edhe Pjaniçin por ndoshta mund të kishte ndonjë largim (Pjaniç?) e të vinte dikush tjetër. “Më mungon vetëm një lojtar, – tha Ksavi, – por, gjithsesi jam shumë i kënaqur. Ekipi është shumë i fortë”.

Sfidanti.al