Barcelona prej kohësh në krizë financiare e ka patur goxha të vështirë për të transferuar lojtarë, ama kjo nuk i ndalon për të afruar lojtarë me parametra zero. “Shkatërruesi” Thomas Partey i Arsenal dhe “bomberi” kanadez i Lille, Jonathan David janë në “radarët” e “Blaugranave”, me drejtorin sportiv të klubit, portugezin Deco që ka nisur negociatat për të afruar lojtarët pa shpenzuar para, në përfundim të kontrateve me klubet respektive, kontrata që skadojnë në fundin e këtij sezoni. Sa i përket mundësisë së realizimit të këtyre transferimeve, Partey tashmë ës Ousmane Dembele mund të largohet nga Paris Saint Germain vetëm pas një viti qëndrim në Parc de Princes. Pas “aventurave” në Gjermani, Spanjë dhe sërish në Francë, sulmuesi anësor mund të transferohet në elitën e futbollit anglez për të vazhduar karrierën, me “Blutë” e Chelsea që po kërkon ta përforcojë repartin ofensiv dhe Dembele shihet si një investim i madh i klubit. Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, “gjigantët” e Premier League po e mendojnë seriozisht mundësinë e transferimit të “yllit” francez, në “Stamford Bridge”, megjithatë për ta bërë këtë ata duhet të derdhin plot 100 milionë eruo në arkat e Paris Saint-Germain. Në krahun tjetër, tekniku i Chelsea, Enzo Maresca është i bindur se me menaxhimin e duhur dhe një mjedis mbështetës, Dembele mund të arrijë nivelin që pritet prej tij dhe të bëhet lider i ekipit, por jo vetëm pasi transferim i Dembele do të forconte goxha sulmin e bluve, duke i dhënë kështu një mesazh të qartë për rivalët e tyre. htë kthyer në një lojtar stoli tek Arsenal dhe mendohet se dëshiron një aventurë të re, pavarësisht se Mikel Arteta e detyroi të qëndrojë në Londër, gjatë merkatos së verës. Në krahun tjetër, Jonathan David duket të jetë gati për “hapin e madh” në karrierë me “bomberin” e sulmit, i cili e ka njoftuar klubin se do të largohet si lojtar i lirë në fundin e sezonit, teksa deri më tani ka shënuar 9 gola e ka asistuar 2 të tjerë në 11 përballje. Në listë është një tjetër “gardian” për portën pas afrimit të polakut Szczesny, emri i të cilit ende nuk vendosur, kjo për shkak të dëmtimit të rëndë të Marc-Andre ter Stegen.
sfidanti.al