Tuheli ka “kompleksin Klop”, në 10 ndeshje nuk e ka mundur kurrë!

Vlerësimin për njëri-tjetrin e kanë të madh. Tomas Tuhel u shpreh se Liverpuli është favorit në Champions ndaj PSG-së, si finalist i vitit të kaluar, ndërsa Klop theksoi se Tuhel është një trajner i shkëlqyer, ndërsa Paris SG i ka të gjitha ato që duhen për të fituar Ligën e Kampionëve. Në “bisedë” hyn edhe presidenti i parizienëve, Al Helaifi, që i bie me “sopatë”: “Liverpuli është i shkëlqyer, por ne kemi trajnerin më të mirë në botë”!

Dakord, Tuhel është tepër simpatik, por ka një statistikë që nuk e ndihmon ndaj Klopit. Në 10 ndeshje që janë ndeshur bashkë, nuk ka mundur të fitojë asnjëherë. Shumica, plot 8, janë luajtur në Gjermani, dhe Klop me Dortmundin ka fituar 7 dhe ka barazuar 1 ndaj Tuhelit të Maincit. Në Ligën e Europës, Klopi fitoi një ndeshje (4-3) dhe barazoi një tjetër (1-1) me Tuhelin si trajner i Dortmundit.

Sfidanti.al