Do të paguajë 500 plus 230 000 euro, vetëm se u hodh në shatërvan!

Presidenti i Romës, Xhejms Palota, e festoi në një mënyrë të pazakontë fitoren e madhe 3-0 të Romës kundër Barcelonës, duke u hedhur me rroba në një nga shatërvanët e “qytetit të përjetshëm”. Por, sidoqoftë, ai kërkoi falje dhe tha se do të paguajë gjobën prej 500 eurosh, por, ndërkohë, bëri të ditur se ai do t’i dhurojë Bashkisë së qytetit 230 000 euro për rinovimin e shatërvanit.

“Ne e falënderojmë presidentin Palota për kujdesin e madh që ai tregon për qytetin tonë, sidomos, mbas kërcimit të tij të fundit në shatërvan”, vuri në dukje Virxhini Raci, kryetare e Bashkisë së Romës.

Sfidanti.al