Shtypi francez: Gjyqtari Ajtekin ka lajthitur “shkoni pirdhuni”

Ende vazhdojnë debatet rreth gjykimit kontradiktor të gjyqtarit Deniz Ajtekin që arbitroi ndeshjen e javës së kaluar të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe PSZH-së në “Kamp Nou”. Futbollistët francezë janë të bindur se gjyqtari gjerman me origjinë turke e ndihmoi Barcelonën që ajo të fitonte 6-1 ndaj PSZH-së dhe të kualifikohej, si rezultat, për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Në botimin e djeshëm të gazetës “Le Parizien”, gazetari i njohur sportiv Ronan Folgoa ngul këmbë se gjyqtari Atejkin, në disa raste, i ka sharë lojtarët francezë, duke u thënë atyre:

“Shkoni pirdhuni!”. Sipas disa mediumeve francezë të tjerë që kanë publikuar informacione të ngjashëm, gjyqtari në fjalë i ofendonte futbollistët francezë, sa herë që ata shkonin për të protestuar ndaj vendimeve të tij. Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga ndeshja në “Kamp Nou”, klubi parisien ende nuk e ka marrë veten nga humbja e thellë, 6-1. Presidenti i PSZH-së, Al-Kelaifi, tha, dje, se rezultati i ndeshjes do të mund të ishte i ndryshëm, nëse nuk do të kishte një gjykim të tillë nga Ajtekini.

sfidanti.al