Sa i pafat Hazari, e humb edhe përballjen e Championsit ndaj Çelsit

Vështirë se mund të ketë në kohët e sotme një lojtar më të goditur nga fatkeqësia sesa ylli me numrin 7 i Realit. Jo se (larg qoftë) ka humbur ndonjë njeri të afërm, por gjithsesi karriera po i shkatërrohet nga dëmtimet. Eden Hazar do të humbasë përballjen në Champions me ish-ekipin e tij, Çelsin, për shkak të operacionit të radhës. Një ndërhyrje në kavilje që do ta lerë jashtë fushave për një muaj. Hazar ishte një shkëlqim i vërtetë me Blutë e Londrës, dhe do të donte të luante kundër tyre, në një përballje emocionuese, por ja që nuk paska qenë e thënë. Nuk dihet nëse lojtari shumë i talentuar do të arrijë të kalojë këtë “kalvar” dhe të bëjë atë që i pëlqen më shumë, të luajë futboll në nivel të lartë profesionist.

Sfidanti.al