Kartoni i kuq i marre nga Kristiano Ronaldo ne ndeshjen e Liges se Kampioneve ka hyre ne histori. Per futbollistin ai i Mestajes eshte kartoni j kuq i 11 i marre ne karriere, i pari ne kompeticionin me te rendesishem evropian, por per Juventusin eshte i 26 ne 181 ndeshje te luajtura ne Ligen e Kampioneve qe do te thote, 1 karton te kuq cdo 630 minuta.
Kjo mesatare eshte rritur ndjeshem duke llogaritur se ne 3 ndeshjet e fundit te Juventusit ne arenen evropiane qe per ironi te fatit kane qene kunder ekipeve spanjolle jane ndeshkuar me karton te kuq Paulo Dibala e Xhanluixhi Bufon ne dy ndeshjet me Realin e Madridit sezonin e kaluar dhe Kristiano Ronaldo, pikerisht ndaj Valencias.
Nderkaq te Zonja e Vjeter askush nuk e ka fshehur zemerimin ndaj ndeshkimit te Ronaldos, madje sipas te perditshmes Marca, Pavel Nevded kerkoi t’i hakerrehej Feliks Brih ne pushimin re ndeshjes. Marca tregon deshmine e nje personi prane tuneleve qe te cojne te dhomat e zhveshjes sipas se ciles Nedved dhe 2 drejtues te tjere iu drejtuan Brih duke i thene se vendimi i marre 15 minuta nga fundi i pjeses se pare ishte i gabuar.
Arbitri gjerman dhe asistentet e tij nuk ndaluan dhe shkuan ne dhomen e tyre te zhveshjes qe ndodhet perpara nje shkalle qe lidhet me tribunen VIP ku ishte ulur zv/presidenti i Juventusit.
Sfidanti.al