Njeriu nr. 1 i La Ligës: Përjashtoni Man. Sitin dhe PSZH-në!

Mançester Siti dhe PSZH-ja, dy klube që janë bërë superfuqi futbolli në epokën moderne me petrodollarët e botës arabe, janëndër më të urryerit, pasi ata nuk mund të konkurrohen nga të tjerët, kur është fjalë për të blerë futbollistëë mëdhenj dhe të talentuar. Kështu që ka kohë që për këta dy klube kërkohen dënime të ashpra.

Siti, në fakt, ndodhet në tapet para UEFA-s, për shkak të shkeljes së rregullit financiar fair play, ndërkohë që edhe për PSZH-në paralajmërohet një gjë e tillë, por gjithnjë, kur vjen puna të dënimet, veprimtaria financiare e këtyre dy klubeve “shihet përmes gishtave”.

Njeriu nr.1 i La Ligës spanjolle, Havier Tebas, kërkoi me forcë dënimin e Sitit dhe të PSZH-së:

“Ky nuk është më sport, por industri. Kjo gjë po e shkatërron të gjithë sistemin. Kur një fëmije i jepni një lodër, edhe të tjerët e duan një të tillë. Problem kyç është efekti i inflacionit që kanë krijuar në futboll Siti dhe PSZH-ja. Këta dy klube duhet të përjashtohen nga futbolli”!

Sfidanti.al