Barcelona fitoi edhe ndeshjen e trete te saj ne Ligen e Kampioneve ndaj Interit me rezultatin 2-0 por Mesi nuk ishte ne fushen e lojes. Kapiteni i skuadres blaugrana i demtuar ne brryl gjithsesi ishte i pranishem ne Camp Nou teksa u pa ne shkallet e stadiumit se bashku me djalin e tij te madh, Tiago.
Sulmuesi 31 vjecar nuk deshi te humbiste kete ndeshje dhe shoket e tij te skuadres nuk e zhgenjyen. Imazhi i kapitenit te Barcelone ne shkallet e stadiumit me te birin u shfaq edhe ne profilin zyrtar te kampioneve te Spanjes ne Twitter, foto qe shoqerohej me mesazhin: ‘Jemi 86 mije se bashku me Mbretin’.
Vlen te kujtohet se Mesi nuk do te luaje as ne El Clasicon e se dieles me Realin e Madridit si dhe ne sfiden e kthimit me Interin ne San Siro ne Ligen e Kampioneve.
Sfidanti.al