Duhen ende disa ditë deri në sfidën e madhe të Championsit, ndërsa të dyja skuadrat bëjnë llogarinë. Tek Paris SG, trajneri Maurisio Poçetino thotë se “duhet të arrijmë me gjendje të mirë psikologjike, në humor të mirë në ndeshjen ndaj Realit”. Në Madrid, ndërkaq, ndihet të qetë pasi sezoni deri tani ka qenë shumë i mirë dhe nuk priten mungesa të rëndësishme në “Parkun e Princave”. Shqetësimi më i madh ka të bëjë me formën e dyshes së sulmit, Lionel Mesi-Kilian Mbape. Në fushën e Lilës ata ishin të shkëlqyer dhe duket se kanë mbërritur në formën e duhur pikërisht në kohë. Mbape, që pritet në Madrid sezonin tjetër, thuhet se është gati të japë gjithçka kundër spanjollëve. Mesi, po ashtu është mjaft mirë. Gjithsesi, ka dyshim për formën fizike të Nejmarit e të Sergio Ramosit. Sulmuesi 30-vjeçar dhe qendërmbrojtësi 36-vjeçar ende kanë punë me mjekët, dhe nuk mund të jepet një parashikim nëse do të jenë gati për Realin në Champions, apo jo.
Sfidanti.al