Feniksi shkëlqen në NBA, Bukeri thotë: Ne luajmë për sulmin!

Për të tretën ndeshje në 4 të fundit, ylli kryesor i ekipit kaloi shifrën e 30 pikëve të shënuara, duke treguar se në çfarë forme ndodhet. Pavarësisht se NBA ka shumë skuadra të fortë dhe me pretendime si Bruklini, Miluoki, Lejkërsat apo Golden Stejti, për momentin numri 1 në renditje dhe në lojë është Feniks Sans. Devin Buker realizoi 38 pikë në fitoren e vështirë 127-124 në fushën e Çikagos, dhe ekipi nga Kolorado vazhdoi marshimin. Bilanci është 43 fitore e 10 humbje, e jashtë fushe shifrat janë 21-5. Buker pati 5 kosha tripikësh dhe theksoi se “ne jemi skuadër e ndërtuar për të luajtur në sulm, ne luajmë vetëm në sulm”. “Me një lojë të tillë është më e lehtë që të shënoj pikët, – vazhdoi ai, – nuk ka nevojë të sforcohemi”. Kris Pol pati 19 pikë e 11 asiste, ndërsa pikë shënuan të gjithë si Mekgi (16), Brixhs (15), Ajton (13 pikë, 9 tabela), Krauder (10 pikë, 10 tabela, 6 asistë).

Sfidanti.al