Mane: Liverpuli mund të mposhtë çdo ekip, mos harroni edhe… Realin

Sulmuesi i Liverpulit, Sadi Mane, thotë se ekipi i tij është në gjendje që të mundë çdo ekip kundërshtar, përfshi edhe kampionin evropian në fuqi, Realin e Madridit.

“Nëse synon që të përballosh një ekip si Reali, atëherë, duhet të kesh parasysh çdo lojtar të tij. Reali i Madridit është një nga më të mirët në botë, por ne jemi Liverpuli që, po ashtu, kemi një formacion të fortë dhe mund të mposhtim çdo ekip, cilido qoftë ai”, vuri në dukje Mane, duke shtuar se të gjithë lojtarët liverpulas do të japin gjithçka nga vetja në finalen e 26 majit.

Sfidanti.al