Liga e Kampioneve i jep oksigjen PSG…80 milionë Euro

Liga e Kampioneve ndihmon jo pak Paris Sën Zhermenin për të rregulluar situatën e tij në lidhje me respektimin e rregullit të Fair Play financiar. Kampionët e Francës do të përfitojnë 80 milionë Euro nga ky kompeticion, shifër kjo që është 18 milionë Euro më e lartë se ajo e pëerfituar vitin e kaluar. Paris Sën Zhermenit i duhen 170 milionë euro për të vënë në vijë bilancin e tij financiar dhe për të t’i shpëtuar përjashtimit nga evenimentet e UEFA dhe shifra prej 80 milionë Eurosh është një lehtësim për të

Në këtë shpërblim të majmë për Paris Sën Zhermenit përfshihet shifra prej 26.6 milionë Eurosh nga renditja e UEFA me francezët që u pozicionuan në vendin e nëntë. Kësaj shifre i shtohet ajo prej 15.25 milionë Eurosh për pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Ligën e kampionebe, bonuset për ndeshjet e Grupit C, shpërblimi për kualifikimin në 1/8 e finaleve si dhe ajo prej më shumë se 20 milionë Eurosh e siguruar nga të drejtat e imazhit.

sfidanti.al