Kristiano refuzon ofertën-rekord vetëm për Juventusin

Nëse do të kishte pranuar, do të kishte marrë një rrogë që askush në futboll nuk e ka parë as në ëndërr. Kristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë nga Kina, me rrogë 200 milionë euro në dy sezone, ku përfshihen kontrata sponsorizimi dhe interesa biznesi. Dëshira e tij pra, nuk është thjesht të marrë një rrogë gjigande, por edhe të luajë në nivelet më të larta të mundshme, gjë që ia garanton Juventusi.

Ronaldo e ka thuajse të sigurt se me Juven do të dalë kampion i Italisë, dhe se do të luajë në Champions, me shpresë që të shpallet kampion i Europës. Në moshën 33-vjeçare, besohet se Seria A i përshtatet më shumë portugezit sesa Premier Liga apo vazhdimi në La Liga.

Sfidanti.al