Brazili, Gjermania dhe Argjentina mungojnë në gjysmëfinale që nga 1930!

Fitorja (2-1) e Belgjikës ndaj Brazilit dhe kualifikimi i saj në gjysmëfinale të kampionatit të këtij botërori përmban edhe disa rekorde. Besojeni ose jo, por, për herë të parë në historinë e kampionateve botërorë, qëkur ai u zhvillua, më 1930, në Uruguai deri tani në Rusi, në gjysmëfinale nuk do të jenë përfaqësueset e Brazilit, Gjermanisë dhe të Argjentinës.
Belgjika, në fakt, fiks, pas 55 vitesh, arriti që ta mposhtë përfaqësuesen “Selesao”, madje ta eliminojë atë nga Botërori, kështu që nga viti 1930 që u zhvillua në Uruguai, në gjysmëfinale nuk do të jetë asnjë nga tre ekipet e lartpërmendur (Brazili, Gjermania dhe Argjentina).
Sfidanti.al