Jo vetëm në Argjentinë, huliganizmi i tifozëve është edhe në Evropë

Huliganizmi i tifozëve nuk është vetëm në Argjentinë, por ai ekziston edhe në kontinentin evropian. Ajo që e cvërteton këtë është ngjarja  e shëmtuar e Athinës ku përpara sfidës së Ligës së Kampioneve mes AEK dhe Ajaksit tifozët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje të vërtetë teksa hidhnin në drejtim të njëra-tjetrës sende të forta dhe tymosëse. Protagonistë të kësaj ngjarjeje të dhunshme u bënë 200 tifozë holandezë të cilëve iu bashkuan 60 tifozë të Panathinaikos dhe 7 të Visla Krakovë duke u përballur me 180 tifozë të AEK të Athinës.

Situata e nderë vijoi edhe në ambientet e brendshme të stadiumit të Athinës kur disa tifozë ultras të skuadrës greke hodhën sende dhe shishe me material plasës në drejtim të atyre holandezë. Situarta do të kishte degjeneruar nëse nuk do të ndërhynte policia e cila nuk raportoi për arrestime apo ndonjë të plagosur rëndë. Sa për kronike, sfida mes AEK dhe Ajaksit u fitua 2-0 nga skuadra holandeze që u kualifikua për në 1/8 e finaleve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

sfidanti.al