‘Rrënoja romane’, Çelsi u poshtërua natën e Hallouinit’, ‘Makth për Konten’; këto janë disa prej titujve të pamëshirshëm që mediat britanika ia dedikuan Çelsit pas humbjes 3-0 me Romën në ‘Olimpico’ në Ligën e Kampioneve.
Në bankën e të akuzuarve për këtë disfatë u vunë mbrojtësit e vetë trajneri Konte. ‘Çelsi merr një leksion të mirë nga italianët-shkruan ‘Mirror’, një prej tabloidëve më kritikë në drejtim të Bluve të Londrës. ‘El Sharaui i bën një zgjim të fortë Çelsit që humbi në Ligën e Kampioneve-shkruan ‘Evening Standard’, ndërsa prestigjiozia Times thekson: ‘Konte nuk kishte asnjë ide për këtë paraqitje turpëruese të Çelsit në Olimpico. Ndërsa për ‘Daily Telegraph’, humbja me Romën do të ketë plagosur krenarinë e Kontes. ‘Daily Mail’ flet për një rikthim makthi të Kontes në Itali me Romën që ndëshkon në mënyrë të turpshme Çelsin dhe e kalon në klasifikim.
Problemi për Konten është se tani e ardhmja në pankinën Bluve të Londrës mund të varet pikërisht nga Murinjo. Nëse Çelsi do të humbasë edhe ndaj Mançester Junajtid në sfidën e radhës në Ligën e kampioneve, atëherë Roman Abramoviç mund të marrë vendimin për shkarkimin e tij duke përfituar edhe nga ndërprerja e kampionatit për shkak të playoffit të Botërorit 2018.
Sfidanti.al