Heshtje goli!Realit kurrë nuk i ka ndodhur diçka e tillë..

Befasinë më të madhe në Ligën e Kampioneve e ofroi CSKA-ja e Moskës që mundi në fushën e vet 1-0 Realin e Madridit, kampion në fuqi të kësaj lige. Veç rezultatit që u arriit në stadiumin e Moskës, “Lluzhnjiki”, tërheq vëmendjen fakti se çfarë po i ndodh Realit gjatë këtyre kohëve të fundit. Në tri ndeshjet e fundit, galaktiket nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol, ndërkohë që golin e fundit ata e kanë realizuar kundër Espanjolit në min. e 41-të më 22 shtator.
Sa më sipër do të thotë se Reali i Madridit ka 319 minuta pa shënuar gol. Një diçka e tillë klubit “mbretëror” nuk i ka ndodhur kurrë në epokën e Ronaldos. Asnjëherë më parë, kur luante Kristiano Ronaldo, nuk ka ndodhur që në tri ndeshje radhazi të mos shënohet asnjë gol. Sidoqoftë, Reali ka mundësi që ta prishë këtë seri të keqe ndeshjesh, duke qenë se të shtunën do të luajë me Alaveshin.
Sfidanti.