Klasi i tij është i madh dhe jo më kot Bajerni e huazoi nga Reali. Hames Rodrigez e tregoi veten në të dyja gjysmëfinalet pikërisht ndaj madrilenëve duke qenë një nga lojtarët më të mirë të bavarezëve. Jo vetëm ndihmoi ekipin në Mynih dhe në Madrid, por edhe shënoi gol në “Santiago Bernabeu”.
Hames u bë kolumbiani i parë që shënon gol në Champions me 3 ekipe të ndryshëm, pasi më parë e kishte bërë me Porton dhe me Realin. Vetëm me Monakon nuk pati fat. Po ashtu, ai u bë kolumbiani i parë që shënon në gjysmëfinale të Championsit, në të gjithë historinë.
Së fundmi, Hames Rodrigez u bë i 7-ti ish-lojtar i Realit që i shënon ish-ekipit të tij në Champions, ndërsa po ashtu që shënon për Realin. Më parë e kishin bërë Ivan Zamorano (Inter), Fernando Morientes (Monako), Dejvid Bekam (Mançester Junajtid), Arjen Roben (Bajern), Rud Van Nistelroi (Mançester Junajtid) dhe Alvaro Morata (Juventus).
Sfidanti.al