Ka shumë nga ata që ankohen se teknologjia po vret vetë shpirtin e futbollit. Nuk do të ishin kaq të bindur nëse do të shikonin pamjet filmike dhe fotografitë njërën pas tjetrës, sesi Lionel Mesi e afron topin 3 metra në rastin e goditjes së dënimit, që solli golin e tretë të Barcelonës ndaj Liverpulit. Fotot tregojnë qartë vendin ku u krye faulli nga Fabinjo ndaj argjentinasit, që gjyqtari Kuipers e ndëshkoi me goditje dënimi.
Fotoja pasardhëse tregon se Leo e mori topin në mënyrë të ndërgjegjshme dhe e afroi 3 metra, për ta bërë më të lehtë që të ekzekutonte goditjen standarde! Goli natyrisht që ishte i mrekullueshëm, por a do të mundej të shënonte “pleshti” nëse sfera do të kishte qenë 3 metra më larg nga porta e Alisonit? Për këtë arsye, nuk mund të themi se teknologjia po e vret futbollit, por që teknologjia VAR ende nuk është duke u përdorur sa duhet. Edhe këto shkelje nuk duhen lejuar, qoftë nga ai që Murinjo e quan “Zoti i futbollit”.
Sfidanti.al