Kristiano Ronaldo është shpallur sërish golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, duke lënë prapa Leo Messin.
Liga e Kampionëve është gara e preferuar e Ronaldos. Askush si CR7 nuk ka arritur të bëjë atë që ka bërë ai në Champions League, i cili gjatë këtij sezoni theu rekorde të ndryshme.
11 gola, kaq është diferenca e përgjithshme mes Ronaldos e Messit në listën e përgjithshme të golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare.
Ronaldo e nisi shumë keq sezonin, duke shënuar dy gola deri në çerekfinale, për dallim nga Messi që realizoi 11 gola dhe deri atë kohë ai ishte golashënuesi më i mirë.
Por, në çerekfinale portugezi tregoi një tjetër fytyrë, ku shënoi pesë gola, për të vazhduar me formën e mirë edhe në gjysmëfinale me tre gola, derisa në finale tregoi klasin e tij duke shënuar dy gola, për të shkuar kështu në kuotën e 12 finalizmeve, një më shumë se Leo Messit, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në këtë garë për herë të gjashtë me radhë.
Ai theu rekord historik në finale të Ligës së Kampionëve me golat kundër Juventusit, duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon në tri finale.
Ronaldo tani është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare me 105 gola, 11 më shumë se Leo Messi