UEFA bën të dridhet një tjetër emër të madh të Ligës së Kampioneve, bëhet fjalë për Nejmar që mund të paguajë shtrenjtë akuzat e rënda dhe fyerjet ndaj arbitrave të sistemit VAR të lëshuara në rrjetet sociale pas ndeshjes mes Paris Sën Zhermenit dhe Mancester Junajtid.
Në fakt UEFA ka hapur hetime për fjalët e brazilianit që rrezikon të marrë një dënim të fortë. Vetë qeveria e futbollit evropian ka konfirmuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj sulmuesit të Paris Sën Zhermenit që ka thyer nenin 15, pika d të rregullores së UEFA.
Cështja e Nejmarit do të diskutohet në Komisionin e /Etikës dhe të Disiplinës së UEFA, por ende nuk ka një datë për seancën dëgjimore për të.
sfidanti.al