Ditët e fundit kanë shpërthyer sërish zërat për jetën private të Andrea Ianones. Piloti italian i botërorit të MotoGP është folur shumë se tashmë e ka lënë pas krahëve historinë e tij të dashurisë me shoëgirl argjentinase, Belen Rodrigez teksa ka nisur një lidhje me modelen Odri Bue. Revista e përjavshme italiane ‘Chi’ publikoi edhe disa deklarata të Ianones që kishte thënë se më në fund kishte gjetur qetësinë.
Por Odri Bue reagoi ndaj këtyre zërave duke përgënjeshtruar gjithcka nëpërmjet një postimi në Instagram Stories duke iu përgjigjur në të njëjtën kohë edhe kuriozitetit të ndjekësve të saj në këtë rrjet social.
‘Andrea Ianone është një djalë i mirë që për mendimin tim duhet të rigjejë vetveten, i uroj më të mirën. Tani nuk jam në kërkim të këtyre lloj historive-shkruante bukuroshja Odri Bue në postimin e saj
sfidanti.al