Jo se do t’ia japë kupën gjermanëve, atë do ta mbajë për vete, por skuadra londineze i bëri një nder Borusias me suksesit në finale ndaj Mançester Sitit. Sipas mediave gjermane (Kiker), suksesi i Bluve të Londrës bëri që Dortmundi të ngjitej në vazon e dytë në shortin e Championsit që do të hidhet në 26 gusht. Në bazë të rregullave të UEFA-s, skuadra verdhezi është e fundit në vazon e dytë, por të paktën nuk është në të tretën. Me mënyrën sesi janë ndarë skuadrat në dy vazot e para, pritet që të ketë duele të forta në grupe.
Vazo 1: Çelsi, Vijarreal, Man. Siti, Atletiko, Bajern, Inter, Lilë, Sporting.
Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Paris SG, Man. Junajtid, Liverpul, Sevilja, Dortmund.
Vazo 3: Porto, Ajaks, Lajpcig, Atalanta, Zenit +3 skuadra të tjera.
Vazo 4: Milani, Volfsburgu + 6 ekipe të tjerë.
Sfidanti.al