Çfarë Ronaldo, tifozët e Liverpulit kanë më shumë frikë nga Lovreni!

Dejan Lovreni i Liverpulit, në prag të finales së madhe të Ligës së Kampioneve, duke folur për Kristiano Ronaldon, vuri në dukje se ai “është një lojtar i tmerrshëm, por se, sidoqoftë, unë do të tregohem shumë i kujdesshëm dhe ne të gjithë duhet të mbrohemi bashkërisht. Do ta ruaj atë një për një, gjatë të gjithë kohësh”, thotë me plot besim te vetja ky mbrojtës kroat.

Por, kjo deklarta nuk u pëlqeu aspak tifozëve të Liverpulit që thonë se ai do të bënte mirë që ta mbyllte gojën dhe të përqendrohej te ndeshja e ardhshme. “Do të bësh mirë që ta mbyllesh gojën, sepse ne nuk kemi frikë nga Ronaldo, por nga ty?!”, thonë në mesazhet e tyre në rrjetet sociale tifozët liverpulas, duke vazhduar më tej: “Ka njeri aty që t’ia mbylli gojën atij. Sa herë që ai thotë gjëra të tilla para ndeshjeve të mëdha, ai dështon. Prandaj, të lutemi, mbylle gojën!”, shkruajnë tifozët liverpulas që kanë paragjykime.

Sfidanti.al