Bufon: Lojtarët e Monakos e ndjenin veten “të pamposhtur”

Xhanluixhi Bufon, mbas ndeshjes së mbrëmshme me Monakon, foli me respektin më të madh për lojtarët e këtij ekipi. Portieri legjendar italian kishte si detyrë kryesore që ta ruante portën e vet nga yjet në ngjitje të ekipit të principatës së vogël, në radhë të parë, nga sulmuesi i talentuar 18-vjeçar, Kilian Mbape, që as nuk ishte lindur, kur Bufoni shkëlqente në Serinë A.

“Kur isha i ri, edhe unë e ndjeja veten si të pamposhtur, por, kështu, ndjehen sot edhe lojtarët e Monakos. Lojtarët e saj janë mjaft kurajozë, duan që të sulmojnë dhe këtë e bëjnë mjaft mirë”, deklaroi Bufoni mbas ndeshjes, duke shtuar se “Monako ka një ekip të rinjsh etuziaztë që luajnë shumë mirë bashkërisht. Por, sidoqoftë, dua që të them se ne kemi më shumë përvojë”. Bufoni shpreson që, deri sa ta mbyllë karrierën në fushë, të fitojë një trofe të madh që atij, deri tani, i mungon, atë të Ligës së Kampioneve të Evropës.

Sfidanti.al