Bajern, Frankfurt e Leverkusen, le të ngremë një gotë birrë për gjermanët!

Bundesliga është kritikuar e tallur shpesh si një kampionat ku luhet vetëm për vendin e dytë. Me të drejtë pasi Bajerni po bën qejf në Gjermani me 10 tituj kampion radhazi, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se skuadrat “teutone” nuk kanë vlerë në Europë. Sezonin e kaluar, Bajerni ishte ndër favoritët në Champions (edhe pse nuk fitoi), ndërsa në 2020 ngriti lart trofeun. Majin e kaluar, Ajntrahti i Frankfurtit fitoi kupën e dytë më të rëndësishme kontinentale Ligën e Europës ndaj Rejnxhërsit, ndërsa mbrëmja e djeshme solli 3 fitore në 3 ndeshje. Bajerni fitoi sfidën e madhe ndaj Barcelonës 2-0, Frankfurti triumfoi në Francë ndaj Marsejës 1-0 dhe Leverkuseni mposhti Atletikon e fortë të Madridit 2-0. Nuk ishin aspak sfida të lehta, pra le ta ngremë nga një gotë birrë “Paulaner” për ekipet e Gjermanisë.

Sfidanti.al