Turqia vazhon të besojë se do të jetë në gjendje që të presë finalen e Ligës së Kampioneve të 2020 që ishte parashikuar për t’u mbajtur na Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll në 30 maj. Është I bindur për këtë ministri turk i sporteve, Mehmet Kasapoglu
‘Nuk kam dyshime se finalja e Ligës së Kampioneve do të mund të zhvillohet në Turqi, në mënyrën më të mirë të mundshme.Kemi besim se do të marrim lajme të mirë-tha Kasapoglu duke iu referuar mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA të mërkurën në 17 qershor ku do të merret një vendim në lidhje me këtë cështje-është shumë e rëndësishme do ta ndjekim nga afër’
Në ditët e kaluara ka filluar të qarkullojnë lajme që flasin për një tërheqje të Stambollit nga mbajtja e finales për shkak të pamundësisë së zhvillimit të saj me dyer të hapura. Kështu që UEFA filloi të lëvizë në gjetjen e zgjidhjeve alternative dhe një prej tyree ishte zhvillimi i ‘Final Eight’ të Ligës së Kampioneve në Lisbonë të Portugalisë
Gjithsesi, presidenti I UEFA, Aleksander Ceferin ende nuk e ka përjeshtuar në mënyrë kategorike që akti i fundit i turneut të zhvillohet me public duke parë se në disa vende evropiane ka nisur te flitet për rikthimin e tifozëve në stadium me numër teë kufizuar që këtë verë. Madje duket se UEFA po punon pikërisht në këtë drejtim dhe ja se përse Turqia vazhdon të besojë në mundësinë e saj për të pritur finalen e madhe edhe pse për vendimin përfundimtar është e nevojshme që të presim edhe disa ditë.
Sfidanti.al