Liverpool do të shndërrojë Van Dijk mbrojtësin më të paguar në historinë e tij

Që nga transferimi në vitin 2018, Virgil Van Dijk është shndërruar në një prej shtyllave më të forta të Liverpoolit. Qendërmbrojtësi holandez është një nga elementët kyc në skemat e Jurgen Klopp dhe te sukseset e fundit të skuadrës angleze me këtë të fundit që kërkon të shpërblejë rendimentin e holandezit me rinovim të kontratës që do ta shndërrojë atë në futbollistin më të paguar të ‘The Reds’

Sipas tabloidit ‘The Sun’ akordi për të zgjatur kontratën me Van Dijk është shumë pranë arritjes me 28 vjecarin që do të firmosë me Liverpoolin një kontratë 5 vjecare me pagë 13 milionë Euro në sezon, një shifër të cilën asnjë futbollist i Liverpool nuk e ka arritur ndonjëherë.

Me rinovimin e Van Dijk, Liverpool siguron vazhdimësinë e një prej futbollistëvë më të rëndësishëm të tij dhe largon tentativat e Paris Saint Germainit për Van Dijk me francezët që ështëgati t’i ofronte 16 milionë Euro në sezon. Me përmirësimin e kontratës, Van Dijk do të kalojë Mohamed Salah si futbollistin më të paguar në skuadër me egjiptianin që përfiton rreth 12 milionë Euro në sezon

Ndërkaq, Liverpool është shumë pranë mbylljes së bisedimeve për të rinovuar me Mane dhe shumë shpejt pretendon që të zgjasë kontratën edhe me Ëijnaldum dhe Alisson. Liverpool është shumë pranë fitores së titullit kampion të Premier League që I mungon prej 30 vitesh teksa I mjaftojnë vetëm 6 pikë për të siguruar triumfin.

Sfidanti.al