Champions league, rikthehet sfida Messi-Ronaldo, Barça e Juve në një grup

Kush e adhuron futbollin këtë sezon do të gëzohet pasi Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen sërish me njëri-tjetrin pas 2 vitesh. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës deshi që të vendosë sërisht yjet e futbollit botëror përballë njëri-tjetri për të na sjellë në kujtesë spektaklin që na dhuruan ata gjatë viteve kur rivalizonin njëri-tjetrin në La Liga. në fakt barcelona dhe Juventusi që për më tepër në 2015 diskutuan edhe finalen e Ligës së Kampioneve, janë në një grup të këtij kompeticioni, Grupi G së bashku me Dinamon e Kievit dhe Ferencvarosin e Myrto Uzunit. Grup tjetër interesant është edhe Grupi H që ka mbledhur PSG, Manchester United, Leipzig dhe Basaksehir. lazio e portierit Strakosha do të masë forcat me Zenitin, Dortmund dhe Club Brugge, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të luajë me Liverpoolin e Klopp, Ajaxin dhe Midtjylland

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve

Grupi A;  Bayern Mynih,  Atletico Madrid, Salzburg, Lokomotiv Moskë

Grupi B, Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Inter, Borussia M’gladbach

Grupi C, Porto, Manchester City,  Olympiacos,Marseille

Grupi D, Liverpool,  Ajax, Atalanta, Midtjylland

Grupi E, Sevilla, Chelsea, Krasnodar, Rennes

Grupi F, Zenit, Borussia  Dortmund,  Lazio, Brugge

Grupi G, Juventus, Barcelona, Dinamo Kiev, Ferencvaros

Grupi H, PSG, Manchester United, Leipzig,  Basaksehir