Pothuajse e gjithë Italia e donte këtë gjë dhe tani dëshira e saj u përmbush: Fabio Kualjarela shënoi gol në ndeshjen e 11-të me radhë në Serinë A, duke barazuar kështu rekordin e Gabriel Batistutës të vitit 1994. Atëkohë, Batigoli popullor i veshur me bluzën e Fiorentinës i tundi pa ndërprerje rrjetat e portave kundështare gjatë 11 ndeshjeve radhazi.
Kualjarela e arriti ta bëjë këtë me bluzën e Sampdorias, ndërkohë që shënoi dy gola në ndeshjen që ajo e fitoi 4-0 kundër Udinezës, pikërisht kundër klubit, nga i cili ai u largua per te Sampdoria para 12 vitesh.
“Heroizmi” i Kualjarelës merr peshë më të madhe, duke pasur parasysh se deri te rekordi i Batistutës ai arriti, duke luajtur me Sampdorian dhe jo me Juventusin, Milanin, Interin ose Napolin. Dhe këtë rekord Kualjarela e vendosi në moshën 36 vjeç, kur shumë lojtarë pensionohen, kurse ai është në formën e jetës.
Sfidanti.al