Felipe Kutinjo nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm te Barcelona dhe gazeta “Dejli Ekspres” shkruan se ky futbollist brazilian “ka prekur fundin” në klubin katalonjas. Gjatë këtij sezoni, ai e ka filluar ndeshjen që minutën e parë vetëm në nëntë ndeshje, ndërsa besohet se ka shumë mundësi që ai të kthehet në Premier Ligë, por jo te Liverpuli, nga ku erdhi te Barcelona, pasi ai nuk po tregon ndonjë interes për të.
“Skaj Sports” vë në dukje se për të po interesohet Mançester Junajtidi, ndërkohë që futbollisti brazilian ndodhet një hap larg derës së daljes nga “Kamp Nou, madje mund të largohet që këtë muaj, nëse Junajtidit i ofrohet ndonjë çmim i pranueshëm nga Barcelona.
Sfidanti.al