Si një fëmijë që rreshton lodrat e tij të dëshiruara, Zhoze Murinjo vuri pranë e pranë emrat e Andrea Belotit, Romelu Lukakut dhe Alvaro Moratës. Për habi, trajneri i Mançester Junajtidit pa se nuk kishte më vend për “lodrën” më të preferuar nga të gjitha, deri pak ditë më parë. Gjithsesi, portugezi vendosi: Antuan Grizman nuk është sulmuesi për të cilin duhet të shpenzoj 100 milionë euro, më duhet një “Numër 9” klasik.
Gjithsesi, duket se vendimi i Murinjos nuk është thjesht “një tekë fëmije”, por mendohet për dy arsye kryesore. Së pari, ngaqë Atletiko e Madridit nuk mund të bëjë transferime pasi Këshilli i Arbitrazhit Sportiv mbajti në fuqi dënimin e FIFA-s ndaj klubit spanjoll. Së dyti, besohet edhe për arsye taktike. Sipas mediave britanike, objektivi kryesor i portugezit është Romelu Lukaku, por nuk ka shans ta marrë lirë. Evertoni kërkon 110 milionë euro.
Sfidanti.al