Është mbyllur pa asnjë akord takimi mes drejtuesve të Paris Sën Zhermenit dhe atyre të Barcelonës për Nejmar. Në paraditen e kësaj të martë Oskar Brau, Havier Bordas dhe Erik Abidal udhëtuan drejt Parisit për t’u takuar me Drejtorin Sportiv të Paris Sën Zhermenit, Leonardo dhe përfaqësuesi i presidentit Al Kelaifi për të diskutuar për këtë cështje, një takim ku nuk është arritur ende në gjetjen e një gjuhe të përbashkët.
Sipas burimeve pranë delegacioneve të përfshirë në bisedime, palët vendosën që vijojnë bisedimet në orët e ardhshme për gjetjen e një zgjidhjeje. Pas këtij takimi te Barcelona është shfaqur një lloj optimizmi dhe shpresohet që tratativat të mbyllen para 2 shtatorit kur mbyllet edhe merkatoja e transferimeve
Mësohet se Barcelona prezantoi një ofertë prej 170 milionë Eurosh që do ta paguante në disa këstë, ndërsa Paris Sën Zhermeni kërkoi 100 milionë Euro dhe Semedon e Dembelenë. ndërkaq edhe vetë futbollisti po ushtron presion te drejtuesit e Paris Sën Zhermeni teksa u ka bërë të ditur se dëshira e tij është të shkojë vetëm te Barcelona duke bllokuar cdo mundësi të kalimit te Reali i Madridit.
sfidanti.al