Futbollisti i ri rumun, Florinel Koman, mund të përfundojë në një të ardhme të afërt te Celsi. Përgjithësisht, dihet se klubet e mëdhenj gjejnë në klube të vegjël “diamante” të vërtetë, pra, futbollistë të rinj me potenciale të mëdhenj. Pikërisht, kështu, e gjetën edhe skautët e Celsit futbollistin 19-vjeçar rumun, Koman, në Bukuresht. Këtë lojtar të talentuar të ri, në ndeshjen derbi mes Steauas dhe Dinamos në Bukuresht, javën e kaluar, e ndoqi, personalisht, drejtori teknik i Celsit, Majkëll Emenalo. Pronari i Steauas, shkruan gazeta angleze “San”, sheh te ky futbollist i ri njëlloj Kilian Mbape, duke e përcaktuar klauzolën e tij të blerjes në 88 milionë sterlina.
Në fakt, Florinel Komani është blerë për vetëm dy milionë sterlina nga Vitrol Konstanca, megjithëse atë u përpoq që ta blinte edhe Benfika e Lisbonës. Komani është një nga futbollistët më të talentur te Steaua e Bukureshtit, por, megjithatë, tingëllon i pabesueshëm fakti se ky klub rumun synon që ta shesë atë afro 90 milionë sterlina!
Sfidanti.al