Diplomohet Lewandowski në edukim fizik; teza e provimit… mbi vetveten

Robert Lewandowski diplomohet në edukim fizik me një tezë vërtet të vecantë, atë mbi veten e tij. ‘RL9, rrugëtimi drejt lavdisë-ky është titulli i provës finale të sulmuesit polak në të cilën ai tregonte karrierën e tij futbollistike që kur ishte fëmijë e deri tani. ‘Gjithcka shkoi mirë-tregon Lewandowski, që mori notat më të larta nga komisioni i Universitetit të Sporteve në Varshavë që bëri vlerësimin e tij. Robert Lewandowski shpenzoi 10 vjet për të marrë diplomën.

Rrugëtimin e tij universitar e nisi që në kohën kur ishte pjesë e Lech Poznan, por më pas për shkak të aktiviteteve të shumta mungoi në shumë seanca leksionesh të detyrueshme. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi është se u diplomua dhe ai është shumë i kënaqur. Për më tepër të gjithë anëtarët e Komisionit u shfaqën të veshur me fanelën e përfaqësueses polake me nr.9, ajo e Lewandowskit. Tani sulmuesi i Bayernit mund të japë mësime të edukimit fizik në zonat që kanë lidhje me futbollin nuk ka rëndësi nëse është aspektin profesional apo jo.

Sfidanti.al