Me thikë apo pa thikë? Çfarë ndodhi në Izrael me Iskon?!

Isko ishte më i miri në fushë për Spanjën në përballjen e fundit eleminatore në Izrael, veçse një incident ka marrë më shumë vëmendje sesa fitorja 1-0 siguruar me super golin e Ijarramendit. Gjashtë tifozë hynë në fushë, pavarësisht masave të ashpra të forcave të sigurisë në stadiumin e Jeruzalemit, ndërsa njëri prej tyre iu afrua Iskos. Mediat nxorrën lajmin se ky tifoz, i veshur me xhinse, kishte një thikë në dorë, veçse autoritetet e hodhën poshtë lajmin. Për mediat kishte folur në kushte anonimiteti një roje i sigurisë, që sipas gazetave kishte thënë se “ne e kuptuam menjëherë se ai kishte një thikë nën bluzë”. Mohimi erdhi nga Federata Izraelite e Futbollit, e cila premtoi se për të gjashtë pushtuesit e fushës do të ketë ndëshkime sipas ligjit. Isko, ndërkaq, nuk pati asnjë problem dhe mund të jetë në fushë këtë fundjavë për Realin.

Sfidanti.al