Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i përgjigjet atij të Lyonit Jean Michel Aulas në lidhje me kërkesën e bërë prej këtij të fundit për të shtyrë afatin e fundit për komunikimin e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, gjë që u konfirmua nga burime pranë kreut të qeverisë së futbollit evropian
‘Nuk mund të modifikojmë datën-iu drejtua Ceferin, Aulasit teksa i dërgoi një email-përkundrazi, presim që data 3 gusht të konfirmohet zyrtarisht në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA në 17 qershor. Për të garantuar trajtim të barabartë kundrejt 55 Federatave, nuk mund të marrim në konsidertë kërkesat specifike të një vendi të vetëm. Kështu që iu kërkojmë të gjitha federatave të respektojnë afatin e përcaktuar’.
Gjithcka nis nga shpresa e Aulas se Këshilli i Shtetit në Francë do të vendosë që Ligue 1 që u pezullua përfundimisht në 30 prill do të duhet të rinisë, një mundësi kjo që nuk do të lejojë Ligue 1 që të mbyllet brenda 3 gushtit. Por është e qartë se UEFA nuk ka ndërmend të presë futbollin francez.
Sfidanti.al