Kevin Durant nuk ka ndërmend të rrezikojë dhe nuk do të luaje me Brooklyn Nets në pjesën e mbetur të sezonit në kampionatin e NBA. Vetë basketbollisti e konfirmoi këtë në një intervistë për portalin ‘The Undefeated’ me Durant që ishte një ndër lojtarët e prekur nga Covid 19 në NBA, një sëmundje të cilën ai e kaloi tashmë, ndërkohë që një vit më parë pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit në ndeshjen e 5 në finalen e NBA mes Golden State dhe Torontos.
‘Sezoni im është mbyllur-tha Kevin Durant-nuk kam ndërmend të luaj. E vendosëm verën e kaluar kur ndodhi për herë të parë, që do të prisja sezonin e ardhshëm. Nuk kisha ndërmend të luaja aspak në këtë sezon’.
Sfidanti.al