Çdo të ndodhte me Ibrën nëse trajner i Suedisë do të kishte qenë Kapelo?!

Apo ndoshta edhe Oto Rehagel, ose Sër Aleks Fergusoni? Flitet për njerëz të stolit që drejtonin skuadra të bashkuara dhe jo thjesht yje që bënin “selfi” edhe kur shkruanin në rrjetet sociale. Zllatan Ibrahimoviç mund të kishte rrezikuar përjashtimin nga kombëtarja e Suedisë, nëse njëri prej këtyre gjigandëve do të kishte qenë në stol, dhe kjo për shkak të vesit të tij të pashqitshëm të mburrjes.

“Rikthimi i Zotit”, ishte komenti i Ibrës në faqen e tij në Instagram, menjëherë pasi trajneri Anderson e përfshiu në listën e kombëtares për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës ndaj Gjeorgjisë e Kosovës, pesë vjet pas tërheqjes nga Suedia. Nuk është hera e parë që Zllatani bën deklarime të tilla, siç ndodhi kur erdhi në Milano, dhe deklaroi se “Milano mund të ketë pasur një shenjtor mbrojtës (San Siron), por nuk ka pasur një mbret, dhe unë jam mbreti i qytetit”. Apo kur theksoi se “ka vetëm dy heronj të dy botëve, unë dhe Xhuzepe Garibaldi”.

Një si Kapelo nuk do ta kishte lënë as që të shkonte në San Remo, siç theksuan ish-lojtarë të Milanit, ndërsa Sër Aleks Fergusoni ndoshta mund t’i kishte lëshuar ndonjë këpucë siç bëri me Dejvid Bekamin. Sa për “Mbretin Oto”, ai nuk do ta kishte kursyer ashpërsinë e tij të njohur ndaj një lojtari që e shikonte veten mbi shokët e tij.

Sfidanti.al