Tomas Myleri shpëton Kovaçin dhe Bajernin nga turpërimi!

Mund ta priste nga kushdo, por nuk e deshi nga ky lojtar, golin që i solli lehtësimin në Kupë. Ishte Tomas Myler, një lojtar i cilësuar si “i role të vegjël” nga trajneri Niko Kovaç, që ndihmoi kroatin të shmangte një turpërim që mund të kishte qenë me pasoja. Bajerni fitoi 2-1 në fushën e Bohumit, duke u ndodhur në humbje 0-1 deri në minutën e 83-të. Fillimisht, barazimin e siguroi Serg Gnabri, heroi i Londrës, dhe pastaj Tomas Myler goditi në minutën e 89-të, kur vendasit sapo kishin mbetur me një lojtar më pak.

Një eleminim i mundshëm nga një ekip i kategorisë së dytë, padyshim nuk do ta kishte ndihmuar Bajernin në një sezon të vështirë, ku nuk ndodhet në vend të parë në Bundesligë, edhe pse po komandon në Champions. Kritikat kanë qenë të shumta, sidomos nga Karl-Hajnc Rumenige, ndërsa konflikti Myler-Kovaç duket se po ndikon për keq. Ky konflikt u krijua dalë nga dalë, pas ardhjes nga Barcelona të Filip Kutinjos, që përgjithësisht i ka zënë vendin lojtarit të vjetër bavarez.

Sfidanti.al