Tifozi i veçantë i Bajernit, dhe ndihma e Arjen Robenit!

Mund të mos e besoni, por tifozi ndoshta më i veçantë i Bajernit nuk është me origjinë gjermane. Ai quhet Aleksej Makejev, ka ardhur nga Ukraina, por jeton në Mynih dhe është i çmendur pas skuadrës me të kuqe. Makejevi është i veçantë jo për këtë, pasi ka shumë tifozë të Bajernit në Mynih që nuk janë me origjinë gjermane. Ajo që e dallon është se ai stërvitet vazhdimisht, thuajse çdo ditë, ngjitur me fushën ku stërvitet Bajerni, në kompleksin sportiv të bavarezëve, ngjitur me gardhin, veçse jashtë tij.

Herë me top, dhe herë pa të, ai thërret si i çmendur kur shënon gola, duke përmendur me radhë emrat e yjeve. “Po, gol për Bajernin, bravo Tiago”, – thërret Alekseji, dhe kjo shprehje përsëritet për çdo lojtar të ekipit.

Tani së fundmi, papritur ai e goditi keq topin dhe sfera kaloi gardhin dhe hyri në kompleksin e Bajernit, i paarritshëm për të. Makejevi u mërzit, por ja ku erdhi ndihma. Ishte holandezi Arjen Roben, që po bënte stërvitje individuale (po rikthehet nga dëmtimi), që shkoi dhe e mori sferën, duke ia kthyer të zotit. Makejevi patjetër që e falenderoi dhe shënoi një gol edhe për të.

Sfidanti.al