Ishte java e Bajernit në Bundesligë. Shumë herë e kritikuar, skuadra kampione e Karlo Ançelotit mposhti plotësisht Volfsburgun dhe u ngjit më në fund në vendin e parë. Kishte të drejtë trajneri italian që ishte i qetë gjatë gjithë kohës, pasi në një sezon të gjatë vështirë që talenti i të vetëve të mos e bënte diferencën. Suksesi i Bajernit u shoqërua me humbjen e Lajpcigut, që zbriti në vend të dytë për shkak golaverazhi.
Bavarezët luajtën një nga ndeshjet më të mira të sezonit deri tani, duke shënuar pesë herë pa pësuar asnjë, me lajmin e madh që Tomas Myler më në fund e gjeti rrugën e rrjetës. Arjen Roben realizoi golin e parë, pastaj Robert Levandovski shtoi dy të vetët, përpara sesa Myler dhe Dagllas Kosta të vulosnin triumfin 5-0. Bajern ka 33 pikë, po aq sa Lajpcigu, por me golaverazh më të mirë.
Një futbollist shqiptar ishin në fushë dhe një në stol. Mërgim Mavraj nuk mundi të shijonte fitoren ndaj Dortmundit, pasi Këlni u mbërrit pikërisht në fund. Golit të Rudnevsit iu përgjigj Marko Rojs pikërisht në sekondat përmbyllëse. Armir Abrashi ishte në stol, i rikthyer pas dëmtimit, dhe Frajburgu mundi minimalisht 1-0 Darmshtatin, me golin e Petersenit me penallti. Lajpcigu u mund 0-1 në fushën e Ingolshtatit (rrjetë e Roxherit), ndërsa Hamburgu arriti fitoren e dytë të sezonit, 1-0 kundër Augsburgut, me gol të Filip Kostiçit në pjesën e dytë.
Java 14: Bajern-Volfsburg 5-0, Ingolshtat-Lajpcig 1-0, Këln-Dortmund 1-1, Frajburg-Darmshtat 1-0, Hamburg-Augsburg 1-0. Renditja: Bajern 33 pikë, Lajpcig 33, Herta 27 (-1), Frankfurt 26, Dortmund 25, Këln 23.